Skënder Gega i zuri vendin, por Dalipi nuk largohet nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 19:29

Skënder Gega i zuri vendin, por Dalipi nuk largohet nga Partizani

Siç raportoi edhe Panorama Sport pak minuta më parë, Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Partizanit për sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri i Kombëtareve të moshave U-19 dhe U-21, gjeti akordin me drejtuesit e kuq dhe do të prezantohet nesër zyrtarisht në krye të demave.

dalipi

Por, në një postim në Facebook, klubi i Partizanit njofton se trajneri që mbylli sezonin te të kuqtë, Klevis Dalipi, nuk do të jetë më trajner i skuadrës, por do të vazhdojë të jetë pjesë e strukturave të klubit.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Klubi njofton se trajneri Klevis Dalipi nuk do të vijoj të jetë në drejtimin e ekipit të parë për sezonin e ri. Dalipi i cili udhëhoqi skuadrën sezonin që u mbyll, është pjesë e Partizanit që nga viti 2013 dhe do të vijojë të jetë pjesë e strukturave të 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falenderon Dalipin për kontributin e dhënë, si këtë sezon ashtu dhe më parë, dhe i beson punës së tij për vazhdimësinë në ekipet e klubit.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"