Skenari i rikthimi në Superligë dhe zhvillim i ndeshjeve në Korçë, ironia e fatit me… Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2019 | 18:54

Skenari i rikthimi në Superligë dhe zhvillim i ndeshjeve në Korçë, ironia e fatit me… Dinamon

Kur nisi projekti për Skënderbeun e dekadës së fundit, pati kritika deri në akuza se skuadra që do të dominonte futbollin shqiptar për 8 vite, po ngrihej duke shkatërruar një klub të madh si Dinamo.

Skenderbeu-Dinamo

Asokohe, lojtarë me peshë si Muzaka, Orelesi etj, iu bashkuan bardhekuqve, duke hapur vazhdimisht polemika.

Skenderbeu 2011

Por sot situata është përmbysur. Madje do të ishte shumë ironike nëse plani i FSHF-së të vihej në zbatim dhe papritur, Dinamo jo vetëm do të rikthehej në skenë, por duke luajtur ndeshjet në Korçë.

Skenderbeu-Dinamo 2011

Nëse ndodh kështu,  atëherë merr kuptim më shumë se kurrë se bota është “portokall”…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"