Skandal në Gjermani, policia heton presidentin e klubit të Bundesligës si përdorues droge. Ia gjetën edhe në embëlsirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 22:49

Skandal në Gjermani, policia heton presidentin e klubit të Bundesligës si përdorues droge. Ia gjetën edhe në embëlsirë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në futbollin gjerman, ku presidenti i klubit të Eintraht Frankfurt, Peter Fisher, akuzohet si mbajtës dhe konsumator i substancave narkotike. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka bërë të ditur se Fisher akuzohet se është konsumator i kokainës dhe jo vetëm.

91eb0e69d7fafeba1834278294617258-57603-oooz0000

Gjëja më e rëndë është se edhe djali i tij 13 vjeçar ka konsumuar kokainë, bashkë me një shokun e tij. Kjo ka alarmuar të ëmën, gruan e Fisher, e cila ka parë adoleshentin të sillej në mënyrë të çuditshme.

Pas lajmërimit të autoriteteve shëndetësore, ka nisur edhe hetimi dhe kontrollet në shtëpi nga policia e cila falë qenve antidrogë, kanë zbuluar gjurmë të kokainës në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe në ëmbëlsirën që po konsumonte Fisher deri në ato momente.

Tashmë 66-vjeçari është nën hetim dhe ndonëse është në mandatin e tij të 8 si president i klubit të cilin e ka udhëhequr drejt sukseseve të rëndësishme i Liga e Europës, dorëheqja e tij duket e paevitueshme nëse vërtetohen akuzat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"