“S’jam aspak i kënaqur me pjesën e dytë”, Hallaçi: Do të ketë kritika, nuk tolerohen gabimet tek lojtarët me eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:40

“S’jam aspak i kënaqur me pjesën e dytë”, Hallaçi: Do të ketë kritika, nuk tolerohen gabimet tek lojtarët me eksperiencë

Bylisi dhe Kukësi kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 34-të të Superiores. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i verilindorëve, Rraman Hallaçi.

bandicam 2023-05-21 18-33-09-718

“Në të vërtetë e kishim menduar ndryshe ndeshjen sot, jo në këtë mënyrë. Ebert bëri mirë deri kur u dëmtua Lamçe, Mamoh ka një dëmtim në dorë dhe nuk doja ta rrezikoja. Ndonëse ishim pak të sforcuar në vendosje, për shkak të mungesave. U munduam në pjesën e parë, zotëruam topin, tentuam të afroheshim te porta e kundërshtarit, por duke ditur edhe rëndësinë e sfidës. Në pjesën e dytë nuk kemi luajtur mirë, sidomos në kohën që Bylisi ishte me një lojtar më pak.

Është e patolerueshme që futbollistët me eksperiencë të largojnë topin jashtë kur ndërkohë mund ta ruanin. Penalltia është një presion i madh, por është një pikë dhe me shumë vlerë. Ne duhet të mbanim topin në zotërim, sjam i kënaqur për pjesën e dytë që realizuam, pjesa e parë ishte pak pozitive, do të ketë kritika, nuk tolerohen gabimet, sjam aspak i kënaqur me pjesën e dytë. Nuk na lejohet që me një lojtar më shumë të nxirrnim topin jashtë”, u shpreh ai në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"