Situata te klubi i Kategorisë së Parë, viti nis me mungesa dhe pa… trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 13:50

Situata te klubi i Kategorisë së Parë, viti nis me mungesa dhe pa… trajner

Të hënën pasdite, Turbina ndezi “motorët” për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik. Në seancën e parë për vitin 2021 janë vënë re disa mungesa, si ajo e Hasanajt, Shaqes, Osmanllarit, Zaimit, Bajramit, Jurit, Kristoferit.

Turbina3

Këta lojtarë do t’i bashkohen skuadrës në ditët në vijim, ndërsa largime zyrtare nuk ka (përveç Zhoaos, Paulos, Markinjos dhe Spahiut). Në stërvitje ishin prezentë Laroshi, Toromani, Malaj, Metaj, Brahelika, Shanaj, Zylyftari, Shehi, Hasaj, Sallaku, Latifi, Fejzaj, Këndezi, Braho, por edhe braziliani i ardhur në merkato, Saulo Nacur, dhe cërrikasi Elvis Xhelili, që rikthehet pasi ka luajtur te Gramshi fazën e parë.

Puna ka nisur nën drejtimin e Alfred Allamanit dhe Bledar Malajt, derisa të zgjidhet trajneri i ri. Pasardhësi i Marcelo Troisit nuk është zgjedhur ende. Janë disa alternativa, por klubi nuk ka vendosur ende.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"