Situata përpara Uest Hemit, Guardiola: Presim De Bryjnen, Sterling vendimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 11:49

Situata përpara Uest Hemit, Guardiola: Presim De Bryjnen, Sterling vendimtar

Pep Guardiola tregon në lidhje me situatën e Kevin de Bryjnes përpara sfidës së sotme kundër Uest Hemit. Mesfushori belg rezultoi pozitiv me COVID dhe aktualisht është duke qëndruar në izolim.

GUARDIOLA STERLING 1

“Ndien pak lodhje dhe i ka ikur shija dhe nuhatja. Kanë kaluar 6-7 ditë izolim deri tani. Do të duhen edhe disa ditë përpara se të bëjë testin PCR dhe kur të dalë negativ, do të rikthehet, – tha trajneri i Mançester Sitit në konferencë.

– Tani që u kualifikuam në 1/8-at e Champions-it fokusi është kampionati. Përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë. Ata bënë një sezon fantastik dhe ne nuk e merituam të fitonim në ndeshjen e fundit.

Sterling? Jam shumë i kënaqur. Ai është vendimtar dhe po tregon është një hap drejt formës së tij më të mirë”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"