Situata kaotike në Greqi, Rudhani: Nuk na linin rehat, ndiheshim të pasigurt nga sulmet e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 23:52

Situata kaotike në Greqi, Rudhani: Nuk na linin rehat, ndiheshim të pasigurt nga sulmet e tifozëve

Futbollisti i Kosovës, Donat Rudhani, që në sezonin e ri do të veshë fanellën e Jang Bojs, foli pas humbjes 2-0 ndaj Greqisë në transfertë teksa shprehu habi për vendimin e trajnerit për ta ndërruar në pjesën e dytë. Gjithashtu Rudhani nuk la pa komentuar edhe situatën kaotike të krijuar nga tifozët grekë teksa u shpreh:

Donat-Rudhani

“Nuk e di çfarë ndodhi, por e di që ne dhamë maksimumin. Nuk është asgjë siç duhet, po të kishim më shumë kontrollin e topit, mund të bënim më shumë. Ndoshta dhe Greqia ishte më e fortë.

Ndërrimi? Edhe unë u habita kur më tha se do të largohesha nga loja. Tha se do të ndryshonim strategjinë. Për mua, nëse është për të mirën e ekipit, është në rregull. Në ndeshjen e kaluar shkoi si ëndërr për mua, por kjo nuk ishte mbrëmja jonë.

Kur shikon se çfarë ndodh në tribuna, ndihesh i pasigurtë. çdo lojtar kishte lazera në fytyrë. Nuk kishte në fillim as polica asgjë. Në fushë ndihesh nervoz dhe i stresuar. Nuk na linin rehat.

Kemi ende kombëtare të re, fitojmë përvojë në çdo ndeshje. Do të bëhemi më të mirë, do të mësojmë edhe nga ndeshje të tilla. Do të kalojmë në një tjetër nivel, do të vijnë lojtarë të rinj dhe kemi lojtarë me përvojë. Do të gjejmë një gjë të mesme me lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë”, u shpreh Rudhani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"