Situata kaotike, Mikel Canka optimist: Gjithçka do të kalojë, ja çfarë do të ndodhë me kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 9:52

Situata kaotike, Mikel Canka optimist: Gjithçka do të kalojë, ja çfarë do të ndodhë me kampionatin

Me situatën që po kalon aktualisht vendi ynë dhe e gjitha bota, të flasësh për futbollin është shumë e vështirë, sepse i rëndësishëm është shëndeti i njerëzve. Mikel Canka, sulmuesi dhje kapiteni i Lushnjës, i izoluar si gjithë të tjerët, e sheh të ardhmen me optimizëm dhe shpreson shumë se kampionati do të përfundojë. “Kur vjen një moment i tillë, është shumë e vështirë të flasësh për futbollin.

canka

Jemi shkëputur nga fusha e stërvitjes para 15 ditësh dhe jeta e çdo futbollisti është shndërruar në një jetë të mbyllur në shtëpi. Edhe unë, si çdo njeri, në këtë situatë qëndroj në shtëpi. Siç e kisha thënë për gazetën dhe më parë, tani i rëndësishëm është shëndeti i gjithsecilit. Ajo që dua është që të kalojë sa më shpejt kjo situatë dhe të kthehet jeta normale. Absolutisht, nuk do të jetë gjithmonë kështu dhe pas një kohe gjithçka do të kalojë e do t’i rikthehemi futbollit, ndeshjeve në fushë.

Ajo që përsëris gjithmonë me vete është që kjo situatë do të kalojë, do të kalojë. Mendoj se në momentin që do t’i kthehemi jetë normale, kampionati do të shkojë deri në fund. Kam besim se kampionati do të mbyllet. Tani më shumë rëndësi ka jeta njerëzore dhe aspekti psikologjik”, thotë sulmuesi Canka për “Panorama Sport”. Nëse kampionati nuk mbyllet dhe merret për bazë renditja aktuale, për Lushnjën do të jetë problem, sepse aktualisht mban vendin e tretë në Grupin B, pas Pogradecit dhe Apolonisë.

Alban Alushi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"