“Sinqerisht dua të qaj”, zhgënjimi për aktivizimin 2 minuta ndaj Atletikos, Grizman drejt largimit nga Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 13:41

“Sinqerisht dua të qaj”, zhgënjimi për aktivizimin 2 minuta ndaj Atletikos, Grizman drejt largimit nga Barça

Antuan Grizman po kalon një moment shumë të vështirë te Barcelona, aty ku ai u afrua me shumë bujë në merkaton e verës së kaluar.

grizman

Francezi tashmë nuk duket si një titullar te skuadra katalanas, me trajnerin Setien që shpesh herë e ka lënë në stol. Në ndeshjen me Atletiko Madridin, sulmuesi u la në stol, teksa u aktivizua vetëm dy minuta në fund, duke ngjallur reagime të shuma. Një nga reagimet ishte edhe ai i vëllait të Grizman, Teo, i cili në “Twitter” shkruante: 2 minuta?! Dua të qaj, sinqerisht.”

Tashmë fillojnë të qarkullojnë lajme për një largim të mundshëm të sulmuesit nga Barça, me PSG-në dhe klube të tjera nga Premier Liga që presin të nisin sulmin.

vella

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"