Siljanovski rikthehet në krahun e djathtë, si pritet të rreshtohet Dinamo në derbi me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2022 | 12:35

Siljanovski rikthehet në krahun e djathtë, si pritet të rreshtohet Dinamo në derbi me Partizanin

Dinamo nuk do të ketë sot të gatshëm mbrojtësin Alesio Mija, i skualifikuar për shkak kartonësh.

DINAMO PARTIZANI

Po ashtu, nuk do të luajë as Aleksandër Sofranak, i cili duket se ende nuk është gati, kështu që mbrojtja do të pësojë ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit.

Goran Siljanovski pritet të kthehet në rolin e tij, atë të mbrojtësit të djathtë, pasi në shumë ndeshje është zhvendosur në mesfushë. Prapavija pritet të plotësohet me Imamin, Maliqin dhe sipas të gjitha gjasave, Ali Samaken.

Sidibe dhe Demiri duken të sigurt në mesfushë, ndërsa lojtari i tretë i këtij reparti do të jetë njëri mes Fejzullës dhe Lilajt. Sulmi, edhe pse nuk ka shënuar javët e fundit, nuk mendohet të ndryshojë.

Nga minuta e parë në derbi do të jenë sërish Ibraimi, Haxhiu dhe Rexhinaldo. Në stol do të jenë lojtarë si Harizaj, Bardhi, Mihana, Denison, Çinedu, Mehmetllari e të tjerë.

din

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"