“S’i jepet Ferrari dikujt që sapo ka marrë patentën”, ish-futbollisti i Italisë kundër Pirlos: Juventus të kthejë Alegrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 12:45

“S’i jepet Ferrari dikujt që sapo ka marrë patentën”, ish-futbollisti i Italisë kundër Pirlos: Juventus të kthejë Alegrin

Çiço” Graciani, ish-sulmuesi i Kombëtares së Italisë dhe i Romës e Torinos, ka vërshuar me dorë të ashpër ndaj Andrea Pirlos, pas zgjedhjes së këtij të fundit për të lënë në shtëpi Kristiano Ronaldon me Beneventon.
114717803-d337859f-00c7-4b60-9ea7-fe1792fc516c
“Nuk kam asgjë personale me Pirlon, që ta kuptoni mirë. Madje, i uroj gjithë të mirat e botës, por nuk mund t’i japësh një Ferrari, si Juventusi, dikujt që sapo ka marrë patentën, ndryshe të çon dëm shumë miliona. Prandaj, nëse presidenti Andrea Anjeli do një këshillë për të mirën e skuadrës, të rikthejë sa më shpejt ‘ushtarin’ Masimiliano Alegri. Me ‘Kontin Maks’, Ronaldo do të kishte qenë në stol me Beneventon dhe kur duhej do të zbriste në fushë edhe me një këmbë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"