“Shumë pak pyetje sot”, Kolela ironizon: Komplimente për Bylisin se janë ndër më të mirët, shpresoj që të shpëtojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 19:23

“Shumë pak pyetje sot”, Kolela ironizon: Komplimente për Bylisin se janë ndër më të mirët, shpresoj që të shpëtojnë

Fitorja ndaj Kastriotit e ka ngjitur Partizanin në vendin e parë. Pas ndeshjes, Kolela ka përgëzuar Bylisin që ndali Tiranën, teksa nuk i kurseu ironitë që iu bënë pak pyetje nga gazetarët në një ditë të rëndësishme

bandicam 2023-05-25 18-15-02-534

“Vendi i parë? Për momentin nuk kemi çfarë të festojmë. Unë festoj kur fitoj, dhe jo kur mposhten të tjerët. Kemi një ndeshje për të fituar të hënën dhe asgjë nuk ka për të festuar ende.

Tani është fakt që gjërat kanë ndryshuar dhe tani jemi vetë zotë të fatit tonë. Skuadra e Bylisit meriton një falënderim sepse kam thënë që është një nga skuadrat që luan futbollin më të mirë në kampionatin tonë dhe uroj e shpresoj që të shpëtojnë.

Por, nuk e kuptoj pse pak pyetje sot nga studioja. Prisja më shumë”, tha Kolela pas ndeshjes për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"