Shumë më pak se Reali, ja shpërblimi për Liverpulin në rast fitimi të Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2018 | 20:28

Shumë më pak se Reali, ja shpërblimi për Liverpulin në rast fitimi të Champions-it

Pas Realit të Madridit edhe Liverpuli ka përcaktuar bonuset në rast triumfi në finalen e Champions-it më 26 maj. Nëse kampionët e Europës do të fitojnë, 600 mijë euro për çdo lojtar në rast suksesi në Kiev, Mohamed Salah me shokë do të arkëtojnë shumë më pak, 225 mijë euro.

liverpul

Por, “DailyMail” këmbëngul se madrilenët do të përfitojnë shumë më tepër se 600 mijë euro nëse do të fitojnë titullin e tretë radhazi kampion Europe. Disa prej lojtarëve të klubit galaktik kanë bonuse individuale në qoftë se ngrenë trofeun me veshë të mëdha, të cilat i kalojnë edhe 2.2 milionë eurot. Natyrisht që duke qenë një prej klubeve më të pasura në botë, është normale që presidenti Perez t’i bëjë të tilla sakrifica. Tani fjalën e kanë vetëm Kristiano Ronaldo me shokë. A do mbërrijnë “galaktikët” të uritur në stadiumin Olimpik” të Kievit pas dy sukseseve të fundit radhazi?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"