“Shtetrrethim’’ në Katalonjë, 1000 forca policie për ‘’El Klasikon’’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 19:23

“Shtetrrethim’’ në Katalonjë, 1000 forca policie për ‘’El Klasikon’’

Supersfida e Spanjës dhe Europës Barcelona-Real Madrid do të luhet nën masa të rrepta sigurie. Autoritetet spanjolle do të dislokojnë në Katalonjë plot 1 mijë forca policie për të garantuar zhvillimin e ‘’El Klasikos’’ pa probleme duke patur parasysh se ditën e superpërballjes (e mërkurë 18 dhjetor) një numër i madh protestuesisht pro-pavarësisë së Katalonjës do të dalin në rrugë kundër regjimit spanjoll.

1576176477_440725_1576176950_noticia_normal_recorte1

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e kësaj përballjeje të shumëpritur. Në fakt, takimi duhej të luhej në 26 tetor, por për shkak të tensioneve të mëdha politike në vend, sfida mes armiqve të përjetshëm madrilenë dhe katalanas u shty për shkak të mungesës së sigurisë në Barcelonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"