“Shqiptarët nuk i braktisin kurrë miqtë në nevojë”. Nga debutimi si zëvendësues i Kavanit te Gatuzo, rrëfimi emocionues i Çanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:04

“Shqiptarët nuk i braktisin kurrë miqtë në nevojë”. Nga debutimi si zëvendësues i Kavanit te Gatuzo, rrëfimi emocionues i Çanit

I lindur në Shqipëri, por i rritur në Itali, sulmuesi Edgar Çani, i  cili në të kaluarën e tij si futbollist është aktivizuar edhe në Serinë A, me fanellën e Katanias, në një prononcim të dhënë për “La Repubblica”, foli për fëmijërinë e tij dhe sakrificat e familjes së tij, e cila emigroi drejt Italisë, teksa Edgari ishte vetëm 11 muajsh si dhe për ndihmën që Shqipëria i dha Italisë, duke iu gjendur pranë në momentet më të vështirë, për shkak të pandemisë së Koroanvirusit. Ish-sulmuesi i Partizanit, rrëfeu gjithashtu edhe karrierën e tij futbollistike dhe momentin më kulminant të tij…

cani

“Ne nuk jemi të pasur, por as pa kujtesë. Shqipëria nuk harron dhe shqiptarët nuk braktisin kurrë një mik në nevojë. Sot më shumë se kurrë ne jemi një realitet. Fjalët e kryeministrit tonë më emocionuan, duke më bërë të kujtoj sakrificat e prindërve të mi dhe të kujtoj kush jam dhe nga vij. Kur u larguam nga Shqipëria nuk kishim asgjë, Italia na priti si fëmijë dhe tani unë jam një njeri i lumtur.

EMIGRIMI NË ITALI – Për ne ishte rrugëtimi i lirisë, unë isha 11 muaj, kështu që nuk mbaj mend asgjë. Prindërit më kanë treguar se kemi qëndruar 10 ditë brenda ambasadës, rreth një mijë njerëz në një hapësirë ​​të mbyllur, kemi fjetur masivisht dhe kemi ngrënë një herë në ditë. Ne u transferuam në Città della Pieve, afër Peruxhias, ku nëna ime filloi të punojë si eksperet mekanike dhe unë fillova të luaj futboll kur isha 5 vjeç.

Cani44

Fillimisht u aktivizove te Kortona, Peskara më vëzhgonte, por nuk isha në gjendje të regjistrohesha menjëherë, duke qenë se isha ekstrakomunitar. Kam luajtur një vit me të rinjtë e Peskarës dhe bëra debutimin në ekipin e parë në Serie C sezonin tjetër

TRANSFERIMI TE PALERMO – “Një ëndërr që u bë realitet. Unë isha 19 vjeç, dhe në skuadër kisha Amaurin, Kavanin në një formë të jashtëzakonshme, dhe më pas Mikolni dhe Jankoviçin. Ende e mbaj mend debutimin tim në Serinë A, ishte 27 prilli 2008, Palermo-Atalanta. Në 20 minuta nga fundi, trajneri Kolantuono më goditi me grusht në kurriz pasme për të më motivuar teksa zura vendin e Kavaanit. Gjëja e parë që mendova në ato moment ishin prindërit e mij. Ishte një shpërblim për ta “.

cani555

KALIMI NGA LIDS TE PIZA E GATUZOS- “Në atë moment unë kisha nevojë për një projekt që do të më lejonte të gjej vazhdimësinë dhe kështu që vendosa të kthehem në Serinë C, te Piza. Ishte zgjedhja e duhur. Me Gatuzon kam jetuar një përrallë, një njeri me vlera të mëdha, të cilin do ta falënderoj gjithmonë.

pisa_calcio_lega_pro_cani_gattuso-470x265

E ardhmja? Nuk mund të pres që të kthehem në rrugën e duhur, por gjëja e parë që ka rëndësi është kthimi në normalitet. Të gjithë duhet të ngrihemi së bashku”.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"