Shqiponjë me “COVID”, profesor matematike dhe pantallona me fat. Njihuni me pikantet e finales së Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 15:07

Shqiponjë me “COVID”, profesor matematike dhe pantallona me fat. Njihuni me pikantet e finales së Ligës së Europës

Si çdo finale edhe ajo e Ligës së Europës mes Frankfurtit dhe Rejnxhërsit ka pikantet e saj.

7567567

Që nga mungesa në finale e “Shqiponjës mbretërore” të Frankfurtit, te parashikimi i profesorit të matematikës e pantallonave të fatit të teknikut austriak të Eintrahtit, të gjitha këto detaje e bëjnë edhe më pikante sfidën e sotme në Sevilje.

SHQIPONJA

Frankfurti ka mbërritur në Sevilje pa një nga emblemat e klubit për tri dekadat e fundit: shqiponjën e artë që ka fluturuar mbi Frankfurt në çdo ndeshje në shtëpi që nga viti 2006 dhe ka qenë i pranishëm në tri finalet e fundit të klubit. Atila debutoi si maskotë në finalen e Kupës së Gjermanisë në vitin 2006 që Frankfurti humbi kundër Bajernit të Mynihut.

Ai fluturoi në kryeqytetin gjerman edhe në dy finale të tjera të Kupave, në 2017-ën dhe 2018-ën, kjo e fundit e fituar nga kuqezinjtë e Frankfurtit. Që atëherë, shqiponja konsiderohet si një fatndjellëse për Eintrahtin, por që do të mungojë në Sevilje, pasi rregullat e COVID-it parashikojnë një karantinim 2-javor nëse fluturon në Spanjë!

PROFESORI I MATEMATIKËS – Kur flitet për finale flitet dhe për parashikime, flitet edhe për shkencë. Një profesor në Universitetin Gëte të Frankfurtit ka parashikuar që “Shqiponjat” do të fitojnë finalen e sotme kundër Rejnxhërsit.

Profesori Matias Ludvig së bashku me stafin e tij dhe bashkëpunëtorët e “fussballmathe.de”, kanë llogaritur fituesin e kupës bazuar në probabilitetin matematikor. Sipas analizave të tij, Eintrahti ka 1175 pikë kundrejt 1707 të Gllazgou Rejnxhërsit.

PANTALLONAT

Janë bërë të famshme pantallonat e trajnerit të Frankfurtit, Oliver Glasner, pas suksesit në Barcelonë në çerekfinale. Ashtu gjithë shenja bari nga festimet ato kanë përfunduar në muzeun e klubit, teksa ai pritet të veshë një palë të ngjashme para finales së sotme në shenjë besëtytnie.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"