Shqiponjë edhe në Serbi? Shorti i rezervon Shaqirit një vizitë në… “ferr”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 20:37

Shqiponjë edhe në Serbi? Shorti i rezervon Shaqirit një vizitë në… “ferr”

Skuadra e Liverpulit do të jetë në grupin C ku së bashku me të janë edhe skuadra e Paris Saint Germain, Napoli dhe Crvena e Zvezdës. Epo ky i fundit ndoshta është një kundërshtar që ne shqiptarët ndoshta do të jemi para ekranit kur Liverpul të ndeshet me të.

shaqiri

Kjo pasi, bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin i cili luan të skuadra e Liverpulit dhe ndoshta në ndeshjen me Crvena e Zvezdës në Beograd ai mund të jetë edhe në lojë. Kështu duket se shorti i ka rezervuar lojtarit me origjinë shqiptare një vizitë në “ferr”.

dfhgvgfh

Pasi dihet shumë mirë se atje ai nuk do të jetë i mirëpritur. Kjo për faktin se Shaqiri i shënoi gol në Botëror Serbisë dhe më pas festoi me shqiponjë. Mos vallë do të kemi shqiponjë edhe në Beograd?!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"