Shqipëria U-19 ngec përballë Maqedonisë, kuqezinjtë barazojnë me fqinjët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2019 | 16:57

Shqipëria U-19 ngec përballë Maqedonisë, kuqezinjtë barazojnë me fqinjët

Shqipëria U-19 ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Maqedonisë së Veriut U-19. Ndeshja miqësore është luajtur në stadiumin “Skënderbu”, të Korçës  dhe nuk ka nxjerrë asnjë fitues.

55470297_414293395986347_6271697707329388544_n

Të parët në avantazh kanë kaluar miqtë me golin e shënuar nga Todorovski në minutën e 12-të të takimit.

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Shqipëria ka barazuar më anë të Brojës, në minutën e 60-të të takimit.

Pjesa tjetër e lojës nuk ka sjellë asnjë ndryshim në rezultat, me gjithë përpjekjet e të dy skuadrave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"