Shqipëria U-17 dorëzohet në dy minutat e fundit, Kroacia fiton me një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 15:42

Shqipëria U-17 dorëzohet në dy minutat e fundit, Kroacia fiton me një penallti (VIDEO)

Shqipëria U-17 është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 përballë Kroacisë në ndeshjen e luajtur sot në “Selman Stërmasi”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë përballë një kundërshtari mjaft të fortë, por u ndëshkuan dy minuta nga fundi i takimit me anë të një penalltie të shkaktuar nga Smajlaj dhe të shndërruar në gol nga Krizmaniç.

shqiperi kroaci

Ky ishte takimi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U17 “Angli 2018” i vlefshëm për Grupin 2. Në takimin tjetër të këtij grupi që u luajt në Durrës, Spanja mposhti Lihtenshtejnin 3-0. Takimi i ardhshëm për kuqezinjtë do të jetë ditën e dielë përballë Spanjës.

SHQIPËRI U17 – KROACI U17 0-1
Krizmaniç 78′ (11-m)

malaj

Shqipëri U17: Malaj, Shima, Smajlaj, Pici, Malo, Mazari (Ibrahimi 46′), Morina, Arapi (Gjini 37′), Bozhanaj, Murati, Bullari (Kuqi 57′)
Trajner: Xhemal Mustedanagiç

KV: Bullari 51′, Smajlaj 63′, Pici 80+2′

KK: Smajlaj 77′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"