Shqipëria me diferencë të madhe ndaj Bjellorusisë, ja sa është vlera e dy kombëtareve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 17:56

Shqipëria me diferencë të madhe ndaj Bjellorusisë, ja sa është vlera e dy kombëtareve

Shqipëria do të luajë ditën e sotme ndaj Bjellorusisë në Minsk, në ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve.

shqiperia kombetarja

Kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi synimi është vendi i parë në grupin C, ku së bashku me Bjellorusinë janë edhe Lituania me Kazakistanin.

Shqipëria ka një diferencë të madhe edhe vlerë, për sa i përket çmimit të lojtarëve. Në total Shqipëria sipas “transfermarkt” vlen 101.83 milionë euro, ndërsa Bjellorusia vlen vetëm 11.8 milionë euro.

Lojtarët më të shtrenjtë te kombëtarja jonë janë Kumbulla dhe Strakosha me çmimin e tyre që shkon në 25 milionë euro, ndërsa te kundërshtari më i shtrenjti është Martinoviç, i cili kushton 2 milionë euro.

vlera

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"