Shqipëria luan në “Elbasan Arena” përballë Izraelit, Cana u bën apel tifozëve që të…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 31, 2018 | 18:51

Shqipëria luan në “Elbasan Arena” përballë Izraelit, Cana u bën apel tifozëve që të…

Shqipëria është në prag të fillimit të Ligës së Kombeve me shumë problemeve në ekip. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Elbasan Arena dhe do të ketë si kundërshtar Izraelin. Ndërsa së fundmi ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare i bën apel tifozëve që të mbushin stadiumin pasi skuadra ka nevojë për mbështetje.

canaaa

“Shqiptarët padyshim duhet të përkrahin siç e kanë bërë shumë herë, disa herë me shumë pasion pasi ka dashamirësi ndaj ekipi kombëtar që nuk mungon dhe nuk do të mungojë asnjëherë, sidomos kur kombëtarja ka nevojë më shumë. Është një fillim, një kompeticion i ri dhe po ndërtohet skuadra që do të na përfaqësojë për shumë vite dhe sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje. Në momente vështirësie kur fillon një kompeticion i ri kur ka probleme me dëmtime dhe me skuadra, mbështetja e tifozëve bëhet më e rëndësishme. Ne si shqiptarë kemi nevojë në këto momente kyçe dhe të vështira që të tregojmë prezencë dhe dashamirësi e ngrohtësi për këtë ekip kombëtar. Unë i pari do të jem në stadium duke mbështetur me shumë qejf dhe jam i sigurt se do të ndërtohet një skuadër që na jep shumë kënaqësi në të ardhmen”- ishte fjala e plote e Canës.





www.minuta90.com