Shqipëria lë pas kombëtaret e njohura, ja sa është vlera e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 0:16

Shqipëria lë pas kombëtaret e njohura, ja sa është vlera e kuqezinjve

Lojtarët e Kombëtares duken në një formë shumë të mirë  me ekipet e tyre këtë sezon, du vlen të theksohet forma e shkëlqyer e Kumbullës me Veronën, apo Gjimshimit me Atalantën, ashtu si edhe Strakosha me Lacion.shqiperia kombetarja

Jo vetëm këta që përmendëm më lart, por edhe shumë të tjerë që janë duke shkëlqyer me ekipet e tyre, ku mund të përmendet Manaj që është stërvitur edhe përkrahë emrave të mëdhenj te Barcelona.

Pikërisht me të gjithë lojtarët që Shqipëria ka në organikë, kap vlerën e 110 milionë euro.

Me këtë vlerë kuqezinjtë lënë pas duke marrë parasysh grumbullimet e fundit, kombëtare të mëdha si Suedia dhe Greqia, me këta të fundit që tani vlejnë 85 milionë euro. Pritet që vlera e Kombëtares pritet të rritet deri në fund, duke parë edhe formën e mirë që po kalojnë lojtarët shqiptarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"