Shqipëria i dha Rashica & CO, Kosova s’e ndal kapitenin e U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 10:07

Shqipëria i dha Rashica & CO, Kosova s’e ndal kapitenin e U-21

Para se Shqipëria të shkonte në Francë për Europianin, Shqipëria la jashtë grumbullimit të Austrisë katër futbollistë. Tre prej tyre zgjodhën që të luanin me Kosovën në vijim dhe FSHF nuk shfaqi asnjë pengesë për Rashicën, Rrahmanin dhe Shalën. Tashmë, situata është në anën tjetër.

ardian ismajli

Shqipëria ka kërkuar shërbimet e kapitenit të U-21 dhe duket se Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të shfaqë pengesa. Kristian Panuçi ka kërkuar shërbimet e kapitenit të U-21, Ardian Ismaili, dhe gjatë këtyre ditëve pritet që të ketë një përgjigje. Kombëtarja shqiptare vazhdon të peshkojë lojtarë nga Kosova dhe tashmë është radha e zyrtarëve të federatës së futbollit që të përgjigjen kundrejt kërkesave të Kombëtares shqiptare.

Ismajli2

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit po kërkon nga FFK që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë. Ismajli vite më parë ka veshur fanellën e klubeve kosovare, 2 Korriku dhe Prishtina, para se të firmoste me Hajduk Splitin. Ai është i gatshëm të zgjedhë Shqipërinë, pasi nuk ka marrë asnjë minutë nga Kombëtarja A e Kosovës gjatë kualifikueseve.

ardian ismajli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"