Shqipëria e mbyll me humbje, Rumania shumë e fortë për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 13:29

Shqipëria e mbyll me humbje, Rumania shumë e fortë për kuqezinjtë

K ombëtarja sh qiptare në basket boll për djem U-20 i mbyll me humbje eliminatoret e kampionatit europian të Divizionit B, Grupi C. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Mikel Serbo u mposhtën nga rumunët vendës me shifrat 74-47 në takimin përmbyllës.

Shqiperia

Ndeshja nis nën dominimin e të zotëve të shtëpisë që shkëputen 13-6, 16-6, 20-6 duke e mbyllur periodën e parë me diferencën e thellë 26-8. Sakaq, perioda e dytë nis disi më e ekuilibruar. Gjithsesi, rumunët ruajnë epërsinë komode 32-14.

Por, në fundin e këtij minutazhi, kuqezinjtë kanë një dominim të lehtë duke u rritur në lojën e tyre ndaj bashkëmoshatarëve, ndërsa udhëheqin me një avantazh të pjesshëm 13-9. Kjo kthesë në favor të lojës së tanëve shpërblehet me fitoren e periodës së dytë 13-9.

Kombëtarja jonë ruan ritmin edhe në startin e periodës pasardhëse duke u rikthyer furishëm në parket dhe rikuperuar shifrat në -10 pikë (37-27) dhe kanë arsye legjitime të besojnë. Shqipëria nuk heq dorë dhe tashmë e ndien aspak veten inferiore përballë vendësve duke e çuar në -9 pikë (41-30).

Shqiperia U-20

Fundi i kësaj periode ka për fitues kundërshtarët tanë, por me rezultat të ngushtë 14-13. Konsumi i energjive nga tanët në dy periodat e fundit reflektohet në 10-minutëshin e katërt, ku shumë shpejt shfaqin lodhje. Nga kjo luhatje e lojës së kuqezinjve përfitojnë rumunët, të cilët e marrin shumë shpejt situatën nën kontroll dhe shkëputen 61- 40 me një avantazh të pjesshëm 12-6, 18-11.Shqiperi-Rumani

Shqiptarët humbin terren dhe e kanë të pamundur t’i përgjigjen presionit të rumunëve duke e mbyllur periodën në disvantazh 25-13 dhe krejt ndeshjen 74-47. Lojtari me performancën më të mirë nga Shqipëria ishte basketbollisti i Tiranës, Klein Strazimiri, me 5 pikë të realizuara, 6 topa në tabelë dhe 5 asiste, ndërsa si pikëshënues spikati Lilaj me 10 pikë.

Në mbyllje të ndeshjeve në grup, Shqipëria u rendit e katërta me 1 fitore (atë ndaj Maltës) dhe 3 humbje, ndërsa vendin e parë e morën rumunët, të cilët hipotekuan fitoren e katërt radhazi.

Renditja

Ndërkohë dje përfaqësueset e U-16-ës dhe U-18-ës, të cilët vijojnë grumbullimin në qytetin e Përmetit, po i afrohen nisjes për në turnetë zyrtare (Andorra 23-30 korrik dhe Estoni 28 korrik-6 gusht). Sipas Federatës, lojtarët janë përgatitur fizikisht dhe moralisht, të gatshëm për sfidat e radhës me moshatarët e tyre.

Dje ata janë vizituar nga presidenti i Federatës, Avni Ponari, i cili ka ndjekur nga afër ecurinë e tyre, njëherësh për t’u uruar atyre suksese në përfaqë- simin europian.

OLGERT SERANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"