Shqetëson mbrojtja/ Gurishta me dhimbje, si duket gjendja te Vllaznia para sfidës ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 8:53

Shqetëson mbrojtja/ Gurishta me dhimbje, si duket gjendja te Vllaznia para sfidës ndaj Teutës

Mbrojtja shqetëson trajnerin Tomas Brdariç në prag të ndeshjes me Teutën, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 19:45.

gurishta 1

Kapiteni Erdenis Gurishta ka ndjerë sërish shqetësime në pulp dhe nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Në seancat e ditëve të fundit, mbrojtësi ka ndjerë dhimbje dhe nuk ka dashur të rrezikojë më tepër.

Një mungesë e tillë mund të ishte shumë e madhe për Vllazninë, por karakteri i Gurishtës është i tillë, që edhe kur ndien dhimbje kërkon të sakrifikojë për ekipin.

Stafi mjekësor mësohet se po bën maksimumin për të pasur të gatshëm kapitenin. Pavarësisht problemeve që skuadra pati në Laç në aspektin mbrojtës, Brdariç pritet të rikonfirmojë të njëjtët lojtarë duke filluar nga Kruja në krahun e djathtë, Gurishta dhe Adili në qendër, si dhe Hakaj në të majtë.

Kandidat për formacionin është edhe senegalezi Dianje, i cili vjen pas dëmtimit dhe ashtu si Gurishta, nuk është në 100 % të formës.

Ndërkohë, për përballjen ndaj Teutës, stafi teknik shpreson që të ketë të gatshëm edhe sulmuesit Fahrudin Gjurgjeviç dhe Ardit Hoxhaj.

Rivaliteti në repartin ofensiv është shumë i madh këtë sezon, pasi të gatshëm për majën e sulmit janë edhe Aralica, Kaina e Çoba.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"