“Shpresoj që Jorgji të mos jetë për ndeshjen tjetër, i njëjti që…”, Martini pas eliminimit: Ja pse erdhi humbja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 18:28

“Shpresoj që Jorgji të mos jetë për ndeshjen tjetër, i njëjti që…”, Martini pas eliminimit: Ja pse erdhi humbja

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur pas eliminimit nga Kupa. Për mikrofonat e “Supersport”, Martini u shpreh se shpreson që Jorgji të mos e gjykojë Teutën në ndeshjen e ardhshme me Skënderbeun.

bandicam 2021-04-14 18-27-29-959

“U dënuam që në fillim, nga një penallti, e cila për mendimin tim, ishte e njëjtë me atë që kemi pësuar vjet në Shkodër nga i njëjti arbitër. Ishim shumë nervozë dhe kjo mendojnë se ishte arsyeja e kësaj humbje. Shpreson që ndeshjen tjetër në kampionat të mos kemi Jorgjin arbitër dhe të mos jemi nevrikë siç ishim sot.

Do e shikojmë ndeshjen me qetësi. Çdo ndeshje që kemi bërë keq, na ka dhënë një mësim të mirë. Tani duhet të shikojmë përpara. Në pjesën e dytë filluam të luanim 2-4-4, pasi mbrojtësit e krahëve i kemi të mirë në sulm. Kur humb qetësia mendoj se humb edhe qartësia përpara portës. Ishte nervozizëm pas penalltisë në fillim dhe kartonëve të verdhë. Bërryli karshi Krasniqit ishte më i egër se sa penalltia që iu dha Skënderbeut”, tha Martini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"