Shpërthen Xherdan Shaqiri: Këtu as Ronaldinjo s’bën dot gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 14:40

Shpërthen Xherdan Shaqiri: Këtu as Ronaldinjo s’bën dot gjë

Duket se Xherdan Shaqirit i ka ardhur në majë të hundës të luftojë për mbijetesë në Premier Ligë. Ai u ka ka dhënë një sinjal të qartë drejtuesve se ata nuk kanë shpenzuar mirë në merkato. Shaqiri shpërtheu ndaj bashkëlojtarëve të tij duke i akuzuar ata për mungesë kualiteti.

Shaqiri

“Këtu as Ronaldinjo nuk mund të bejë asgjë. Kjo të paktën është ngushëlluese. Në skuadra si Bajern apo Inter kam luajtur me kualitete si Riberi apo Tiago. Të paktën nuk shqetësohem sepse e ndjej dhe shoh se smund të bëj asgjë më shumë.” përfundoi Shaqiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"