“Shpërthen” trajneri i Luftëtarit: Erdhëm në estradën e Ballshit, por vendosën parodistët e Vlorës..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 22:48

“Shpërthen” trajneri i Luftëtarit: Erdhëm në estradën e Ballshit, por vendosën parodistët e Vlorës..

Luftëtari u mposht me rezultatin 2-0 nga Bylisi ditën e sotme, në një ndeshje ku gjirokastritët treguan një paraqitje shumë të mirë.bandicam 2020-07-24 19-43-14-761

Pas ndeshjes, trajneri Novi u shpreh se sakrifikuan shumë sot, për të parë estradën e Ballshit, duke shtuar se ndeshja u ndikua nga vendimet e arbitrave.

“E kam thënë që do respektojmë kampionatin. U nisëm sot për të parë estradën e Ballshit, ndërsa na kanë ardhur 3 parodistë nga Vlora. Për mua nuk ishte penallti dhe na ndryshoi loja, gjynah që të na hahet haku. Bylis është ekip i mirë dhe nuk ka nevojë për këto.

Gjynah t’iu hahet djersa këtyre çunave, që i kisha thënë të luanim bukur. Kisha futur sot 5-6 lojtarë poshtë moshës 19-vjeccarë. Unë edhe ndeshjen tjetër do i fut këta çuna për t’i dhënë minuta, pasi do jenë pjesë e Luftëtarit. Nuk mund ta them me siguri, unë mund të jem pjesë e Luftëtarit, por edhe jo nuk i dihet, të shikojmë.”, u shpreh Novi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"