Shpërthen presidenti i Luftëtarit: Jorgji na dëmtoi, nuk mund të tallen me Gjirokastrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 9:31

Shpërthen presidenti i Luftëtarit: Jorgji na dëmtoi, nuk mund të tallen me Gjirokastrën

Presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga gjykimi i Enea Jorgjit në takimin e djeshëm.

bekim halilaj

Për “Panorama Sport”, kreu i klubit gjirokastrit ka folur pas ndeshjes për atë që e cilëson si dëm që i është bërë Luftëtarit në javët e fundit. Sipas tij, arbitrat e kanë penalizuar, duke i mohuar ekipit pesë pikë. “Ne nuk bëhemi dot partnerë me arbitrat dhe njerëzit që i drejtojnë ata. Jemi të pashpresë nga ky grup njerëzish që kërkojnë të na dëmtojnë, duke na mohuar deri më tani 5 pikë. Do të shikojmë si staf dhe ndoshta do të dalim në një përfundim për të marrë një vendim. Të gjithë të shohin pamjet filmike dhe të japin verdiktin. Me një të rënë të bilbilit akordohet një penallti e paqenë.

Që në minutën e tretë jepet karton i verdhë për mbrojtësin tonë 19-vjeçar, Lala, i cili u përplas kokë më kokë me kundërshtarin. Arbitri e ktheu ndeshjen në panik për lojtarët tanë, duke dhënë në vazhdimësinë e lojës faulle inekzistente. U dhanë edhe pozicione jashtë loje shumë të dyshimta. S’mund të lejojmë që të tallen me shpenzimet tona, tifozët dhe qytetin e Gjirokastrës. Edhe pas ndeshjes i kërkova një takim delegatit Uvil Zajmi, duke i shprehur shqetësimin tonë të drejtë”, deklaroi Halilaj pas ndeshjes ndaj Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"