Shorti i “play off”-it të moshave, përballje të forta për kampionët e Tiranës dhe Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2017 | 15:05

Shorti i “play off”-it të moshave, përballje të forta për kampionët e Tiranës dhe Skënderbeut

Është hedhur sot në ambientet e FSHF-së shorti për fazën “play off” të Kategorive Superiore U-17 dhe U-19.

Kampionët në fuqi të U-17, Tirana, të cilët dolën kampionë edhe këtë sezon në Grupin A, do të ndeshen në gjysmëfinale me Flamurtarin, kampionët e këtij sezoni në Grupin B për të nxjerrë njërin nga finalistët e Kategorisë Superiore U-17. Ndërkohë vendet e dyta në të dy grupet, Akademia e Futbollit dhe Shkëndija e Durrësit, do të ndeshen bashkë për të nxjerrë finalistin tjetër.

skenderbeu u19 kampion

Kampionët në fuqi të U-19, Skënderbeu, të cilët u renditën në vendin e dytë në këtë sezon në Grupin B, do të ndeshen në gjysmëfinale me Partizanin, i renditur gjithashtu i dyti në Grupin A. Ky takim përkon me finalen e vjetshme të këtij kompeticioni, ndërsa këtë vit do të luhet vetëm për të nxjerrë një nga ekipet finaliste. Përballja tjetër gjysmëfinale do të jetë mes kampionëve të dy grupeve në këtë sezon, Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes.

Kategoria Superiore U-17

Akademia e Futbollit – Shkëndija e Durrësit (e mërkurë, 24 maj, ora 10:00)

Tirana – Flamurtari (e mërkurë, 24 maj, ora 12:00)

Kategoria Superiore U-19

Partizani – Skënderbeu (e enjte, 25 maj, ora 10:00)

Vllaznia – Flamurtari (e enjte, 25 maj, ora 12:00)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"