Shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë/ Vllaznia “peshkon” Korabin, Laçi dhe Partizani “përplasin brirët”. Ja 4 përballjet interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 0:01

Shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë/ Vllaznia “peshkon” Korabin, Laçi dhe Partizani “përplasin brirët”. Ja 4 përballjet interesante

Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021.

kupa-68

Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe ishte i
hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë COVID-19. Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia.

Kupa emrat

Nga shorti u përcaktuan katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars. Goglat i kanë buzëqeshur kryesuesve të Vllaznisë. Shkodranët kanë “peshkuar” Korabin, që militon në Kategorinë e Parë. Përballje tepër interesante pritet të jenë ato mes Laçit dhe Partizanit, Teutës dhe Kukësit si dhe Dinamo-Skënderbeu. Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.

Shorti live logo

Sezonin e shkuar ishin durrsakët që ngritën trofeun, ndërsa këtë sezon disa skuadra të mëdha nuk janë në lojë. Bylisi, Tirana, Kastrioti dhe Apolonia janë katër skuadrat e Superiores që nuk janë pjesë e këtij kompeticioni.

ÇIFTET ÇEREKFINALISTE TË KUPËS SË SHQIPËRISË: 

LAÇI-PARTIZANI

VLLAZNIA-KORABI

TEUTA-KUKËSI

DINAMO-SKËNDERBEU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"