“Shoh vetëm ekipin tim, llogaritë do i bëjmë në fund”, Egbo: Ndeshjen e sotme e vlerësuam si 6 pikë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 18:11

“Shoh vetëm ekipin tim, llogaritë do i bëjmë në fund”, Egbo: Ndeshjen e sotme e vlerësuam si 6 pikë…

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka qenë i kënaqur me skuadërn e tij, pas fitores që kanë marrë bardheblutë ndaj Luftëtarit. Ai për mirkfonin e “Supersport” u shpreh:

bandicam 2020-01-26 18-01-21-244

Keni gjetur kurën e duhur? “Ndeshjen e sotme e vlerësuam maksimalisht, duke parë dhe hapin fals të Kukësit ndaj Luftëtarit. U kam thënë lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla. E kemi vlerësuar këtë ndeshje si 6 pikë dhe jo tre pikë”.

Do e mbani vendin e parë? “Nuk e shoh pozicionin fare. Në fund do bëjmë llogaritë, do i marrim ndeshjet me radhë dhe do e shohim në fund ku jemi”.

Skemat? “Duke parë se si po shkon kampionati, ishte një ndeshje në çdo 3 ditë dhe mendova të freskoj ekipin, çdo lojtar në ekip është i rëndësishëm. Vendosëm të mos rrezikojmë Vangjelin, futëm Hoxhallarin në lojë, kishim edhe Torasën pushim gjithashtu. Ky kontingjent është ai që do të menaxhojmë sa më mirë dhe të gjithëve u japim mundësi të jenë pjesë e ekipit”.

Hoxhallari? “Hoxhallarin e nxora që në pjesën e parë duke parë se ka marrë të verdhë, nuk kemi nevojë ta rrezikojmë ndaj vendosa të mos e rrezikoj.”

Barazim Kukësi me Partizanin? “Sa i përket ndeshjes Kukësi-Partizani, unë merrem me ekipin tim, nëse fitojmë ndeshjet tona në fund bëjmë llogaritë”.

Katërshja më e mirë e mbrojtjes? “Këtë pyeje nuk i përgjigjem dot. Çdo lojtar që është në ekip ka mundësi të nisi ndeshjen. Çdo ndeshje është specifike dhe do shohim kush do startojë. Ashtu dhe për Sidibën, kur të stërvitet do shohim gjendjen e tij, do e mësojmë me ekipin dhe do vendosim”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"