Shleu gjysmën e dënimit, klubi “tradhton” Starovën. Ndaj Kukësit vijon Dalipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 20:27

Shleu gjysmën e dënimit, klubi “tradhton” Starovën. Ndaj Kukësit vijon Dalipi

Sulejman Starova i mungon Partizanit në drejtim të ekipit nga stoli që nga ndeshja e 26 janarit me Flamurtarin në Vlorë. Për shkak të konfliktit me gjyqtarët, Disiplina e “burgosi” me 8 ndeshje Starovën. “Bobi” e ka shlyer gjysmën e dënimit të dhënë nga Disiplina dhe, sipas rregullores, ekziston mundësi që ai të kthehet në drejtim të ekipit ndaj Kukësit.

Partizani Starova

Kjo ndodh vetëm nëse klubi ose trajneri (privatisht) e shlyen pjesën e mbetur, 4 ndeshjet, duke paguar gjobën. Kjo duket se nuk do të ndodhë, pasi klubi nuk ka programuar të paguajë gjobën, gjë të cilën e vërteton më së miri dalja e sotme e zv.trajnerit Klevis Dalipi në konferencë për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"