FOTO/ Shkruan historinë në futbollin shqiptar, presidenti Meta dekordon 4 legjendat e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:51

FOTO/ Shkruan historinë në futbollin shqiptar, presidenti Meta dekordon 4 legjendat e Dinamos

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi sot 4 ish-futbollistët e Dinamos për kontributin dhe suksesin e arritur gjatë viteve në futbollin shqiptar. Kreu i Shteti i dha titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Skënder Jarecit, ndërsa akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” për Vasillaq Zërin, Gani Xhafën dhe Andrea Markon.

a273d43f-8f5d-4007-b6aa-eeb0235b3909
Meta i konsideroi  Jareci, Zërin, Xhafën dhe Markun si “buqetë yjesh” që j0 vetë punuan, por dhe sakrifikuan për rritjen e brezave të rinj të sportit.

Postimi i Presidentit Meta për dekorimin e 4 ish-futbollistëve të Dinamos
Dinamo” është një nga skuadrat më të shquara të futbollit shqiptar, me një histori të jashtëzakonshme, rezultate spektakolare dhe shumë tituj kampionë, që për dekada ka dominuar jetën sportive në vend, duke u kthyer në burim krenarie dhe simbol të frymës së ekipit e vlerave më të mira sportive.

Një kontribut të madh për lartësimin e “Dinamo”-s në nivelet që e njohim të gjithë, kanë padyshim katër prej yjeve të saj më të shquar, legjendat Skënder Jareci, Vasillaq Zëri, Gani Xhafa dhe Andrea Marko, futbollistë e trajnerë të kalibrit ndërkombëtar, që falë talentit dhe aftësive të shkëlqyera u bënë pjesë edhe e historisë së Ekipit tonë Kombëtar.
Sot pata kënaqësinë ta vlerësoja këtë buqetë yjesh jo vetëm për punën, sakrificat dhe ndihmesën e shkëlqyer të dhënë për futbollin shqiptar, por njëkohësisht dhe për të nxitur më shumë të rinjtë e të rejat, që të ruajnë këtë traditë dhe të frymëzuar prej saj të kontribuojnë për zhvillimin cilësor të këtij sporti në vendin tonë.

dinamooo

73b395ce-64ae-4da8-a378-bc762437f143 152d0683-32d5-46ed-941d-8ed4c1daf9ed 834d5d4a-4aee-489f-bcd7-bae35f534d07 4100ef4a-2813-47fe-8acc-3b8a7db67e07 c6a986ce-d37e-46c7-83b2-de6c95231406 cbe0e3ac-321a-4255-b552-6f0803a54dd4
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"