Shkëndija vazhdon marshimin drejt titullit, ruan distancën me Vardarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 17:08

Shkëndija vazhdon marshimin drejt titullit, ruan distancën me Vardarin

Shkëndija e Tetovës ka regjisturar sot fitoren e tretë radhazi, dhe të 12-tën që nga fillimi i kampionatit. Rezultati 0-2 ndaj Sileksit, i dha tri pikët ekipit shqiptar, i cili vazhdon të udhëheqë kampionatin maqedonas pas 15 javësh, me 37 pikë. Golat e Xhuniorit dhe Ibrahimit në pjesën e dytë, i dhanë avantazhin prej 11 pikësh në klasifikim ekipit të Qatip Osmanit, ndaj Vardarit.

shkendija tetoves

Ndërkohë, edhe Vardari ka fituar 2-5, ndeshjen ndaj Renovës, duke vazhduar kështu ndjekjen e Shkëndijës, me 26 pikë në total, por me dy ndeshje më pak. Fitore shënuan edhe Akademija Pandev, 3-4 ndaj Pelisterit dhe Rabotnicki 4-0 ndaj Pobedas. Ekipi tjetër shqiptar, Shkupi, nuk e zhvilloi derbin ndaj FK Skopje, pasi ndeshja u shty prej reshjeve të shiut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"