Shkëndija pa “frena”, projekton blerjen e lojtarit të kombëtares që spikati në EURO 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 15:05

Shkëndija pa “frena”, projekton blerjen e lojtarit të kombëtares që spikati në EURO 2016

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Arlind Ajeti është kthyer në “shënjestrën” e preferuar të klubeve shqiptare.

arlind ajeti

Përveç Tiranës që ka shprehur hapur interesim për qendërmbrojtësin kuqezi në garë janë future dhe kampionët e Maqedonisë së Veriut Shkëndija e Tetovës. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se drejtuesit e klubit të njohur shqiptar kanë piketuar Ajetin si mbrojtësin e duhur për të mbuluar prapavijën e Shkëndijes.

26-vjeçari ka mbetur pa skuadër që prej korrikut të vitit të kaluar kur ndërpreu bashkëpunimin me Grashoperin. Por, futbollisti po kërkon që të luajë gjithmonë në Europë dhe aktivizimi me ndonjë klub shqiptar do të jetë alternative e tij e fundit. Kujtojmë që Shkëndija po shfaqet tepër aktive në merkaton dimërore duke i propozuar dhe ish-sulmuesit të Kukësit Rexhinaldo për t’iu bashkuar kuqezinjve.

rexhinaldo

Ajeti ishte njëri prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës tonë kombëtare gjatë eliminatoreve historike dhe kampionatit europian 2016, ku në fitoren historike ndaj Rumanisë u shpall dhe “Njeriu i ndeshjes”.

Ajeti, Abrashi dhe Lenjani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"