Shkëmbi i beson Latif, ka balotazh për krahun e majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 22:12

Shkëmbi i beson Latif, ka balotazh për krahun e majtë

Premiera me Flamurtarin është kryefjalë në kampin durrsak. Trajneri Bledi Shkëmbi është duke e përgatitur me detaje këtë takim, i cili do të jetë edhe debutimi i tij në Kategorinë Superiore. Përballë është një ekip dinjitoz, që në këtë sezon ka ambicie të mëdha, por edhe Teuta është përforcuar me lojtarë cilësorë dhe në këtë sezon objektivi minimal është pjesëmarrja në kompeticionet Europiane.

shkembi teutaa

Gjatë kësaj jave, stafi teknik ka punuar edhe me formacionin që do te zbresë në fushë kundër kuqezinjve. Shkëmbi e ka të qartë formacionin anti-Flamurtari, me përjashtim të repartit të sulmit dhe më konkretisht në krahun e majtë. Lorenco Vila, i cili ka impresionuar gjatë kësaj periudhe me ekipin, është në balotazh me talentin e ardhur nga Torino, Traore Babakar.

Ky i fundi ka cilësi shumë të mira në aspektin sulmues, por nuk e njeh kampionatit shqiptar, ndryshe nga durrsaku, që ka qenë pjesë e skuadrës së parë edhe gjatë edicionit të kaluar ku zhvilloi edhe disa ndeshje. Mbi të gjitha, Vila është më i avantazhuar, pasi ka qenë pjesë që në fillim pjesë e ekipit dhe ka punuar fort në stërvitje, duke fituar respektin dhe vlerësimin e stafit teknik.

shkembi teuta hasanbelliu

Gjithsesi, “gara” do të jetë e hapur deri përpara ndeshjes, me Shkëmbin, që ka edhe disa ditë kohë për të vendosur për krahun e majtë. Duke u bazuar te miqësore e fundit, por edhe te seancat stërvitore në portë nuk diskutohet Isli Hidi.

Reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga katër lojtarë: Bicaj me Osmanin në qendër me Gjorgjevskin dhe Hakajn në të djathtë dhe të majtë. Në qendër të mesfushës do të luajnë përkrahë njëri-tjetrit Sidibe dhe Avdyli, ndërsa Kamara vendoset në të djathtë, Kruja në qendër dhe një ndërmjet Babakar dhe Vilës në krahun e majtë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Amadu Latif, i cili ka për detyrë të udhëheqë manovrën sulmuese.

teuta

MUNGESAT – Për sa i përket grupit, përveç Kallakut dhe Peqinit, pjesa tjetër është në dispozicion të stafit teknik. Futbollistët gëzojnë një formë të mirë fizike dhe ky fakt kënaq stafin teknik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"