Shkëlqeu te Kukësi, mesfushori brazilian i bashkohet Feronikelit të Starovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2018 | 23:08

Shkëlqeu te Kukësi, mesfushori brazilian i bashkohet Feronikelit të Starovës

Ish-mesfushori i Kukësit, Zhan Karioka do të vazhdojë karrierën në Kosovë te skuadra e Feronikelit. Braziliani i cili mbajti veshur fanellën e verilindorëve nga viti 2015 deri në 2017 do t’i bashkohet skuadrës së Sulejman Starovës. Lajmin e bën publik “gazetasheshi” dhe raporton se futbollisti do të prezantohet në ditët e ardhshme me skuadrën nga  Nikli.

32266803_792781684246907_5394020234153689088_n-1-696x464

Karioka ka luajtur për disa skuadra, përfshirë Tigres do Brasil, CRB, Potiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueire, Skoda Xanth, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Treze, FK Kukësi dhe URT.

Karioka Kukesi 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"