Shkëlqeu sezonin e fundit në Superiore, Kukësi firmos me talentin e dalë nga akademia e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 17:10

Shkëlqeu sezonin e fundit në Superiore, Kukësi firmos me talentin e dalë nga akademia e Partizanit

Kukësi punon edhe për afrimin e talenteve në ekip. I fundit që ka firmosur me verilindorët është mesfushori 21-vjeçar, Elian Çelaj.

elian celaj

Futbollisti luajti për Flamurtarin deri në janar të sezonit të fundit, teksa më pas kaloi te Luftëtari. Me gjirokastritët mesfushori tregoi paraqitje shumë të mira duke tërhequr kështu vëmendjen e Kukësit.

Këta të fundit kanë firmosur me lojtarin dhe është në listë për ndeshjen me Volfsburgun në Ligën e Europës. Ndonëse faqja e Kukësit nuk e ka zyrtarizuar këtë afrim, lista e publikuar nga UEFA, konfirmon se Elian Çelaj është një lojtar i Kukësit.

CELAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"