Shkëlqeu me dopietë ndaj PSG-së, braziliani Rafinja: Jemi të lumtur, por s’ka përfunduar ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 20:22

Shkëlqeu me dopietë ndaj PSG-së, braziliani Rafinja: Jemi të lumtur, por s’ka përfunduar ende

Rafinja ka qenë lojtari i ndeshjes në suksesin 2-3 të Barcelonës në Paris kundër PSG-së. Braziliani ka shënuar dy gola, duke udhëhequr ekipin. Ai nuk e ka fshehur kënaqësinë e këtij suksesi të rëndësishëm, por ka refuzuar ta quajë të mbyllur çështjen e kualifikimit.

GK1S4V1WQAE3E1u

“Kjo ishte një fitore jo e rastësishme. Kemi punuar shumë fort, kemi kohë që po përgatitemi. Të vish në Paris dhe të fitosh nuk është shaka, jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. Personalisht jam shumë i kënaqur dhe me golat e shënuar. Gjithnjë përpiqem të bëj më të mirën për ekipin. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne.

Por nuk mund të them se kualifikimi është çështje e mbyllur. Na presin 90 minuta të tjera betejë. Por është e rëndësishme që para publikut tonë shkojmë me një moral të lartë dhe me këtë avantazh. Do të bëjmë gjithçka për të shkuar në gjysmëfinale”, tha Rafinja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"