“Shisni Lautaron dhe Ikardin, blini Vernerin dhe Kavanin”, shefi i “Pirellit” këshillon drejtuesit e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 17:37

“Shisni Lautaron dhe Ikardin, blini Vernerin dhe Kavanin”, shefi i “Pirellit” këshillon drejtuesit e Interit

Nuk është më një sekret fakti se Lautaro është objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë. Inter nga ana tjetër ndihet i pafuqishëm për ta bindur argjentinasin të refuzojë ftesën e Mesit nga Spanja.

o-TRONCHETTI-PROVERA-facebook-e1511947070722

Me efektet negative që po i jep financave në futboll pandemia, Inter duket i detyruar për të hequr dorë nga klauzola 111 milionë euro e sulmuesit argjentinas. Por klubi zikaltër nuk do ta lërë as të largohet për pak para 21-vjeçarin teksa vazhdon t’i bëjë “të vështirin” Barcelonës.

Së fundmi Intreri është motivuar dhe nga sponsori i tij Perelli, teksa shefi i saj ka udhëzuar bordin zikaltër ta shesë Lautaron së bashku me Ikardin dhe të nënshkruajë direkt me Verner dhe Kavanin.

“Duket qartë se shitja e Martinez do na lëndonte, por me blerjen e Kavanit dhe Lautaros do të ishim më të fuqishëm se po të mbanim Lautaron dhe Ikardin, sidomos në qoftë se Eriksen rikthehet në formën që kishte tek Totenhem. Kavani ka qenë i tmerrshëm me Napolin në Seria A dhe shpresoj të jetë sërish i njëjti dheme Interin.” tha pronari i sponsorit zikaltër Pirelli, Marko Tronçeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"