Shiriti i kapitenit duhet t’i jepej Andi Lilës, Agolli: E vendosur shumë kohë më parë që është Mavraj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2017 | 10:59

Shiriti i kapitenit duhet t’i jepej Andi Lilës, Agolli: E vendosur shumë kohë më parë që është Mavraj

Në grumbullimin e tij të parë me Kombëtaren sh qiptare, Kristian Panuçi vendosi rregulla të forta loje. Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e tij mbi oraret, paraqitjet në hotel. Për një vonesë të tillë (kërkoi leje për të firmosur me ekipin e ri) Sokol Cikalleshi humbi ndeshjet me Lihtenshtjenin dhe Maqedoninë.

agolli mavraj pandev

Por, numri një i kuqezinjve foli në konferencë edhe për një çështje shumë të ndjeshme ditët e fundit, për shiritin e kapitenit. Kapitenit, ndoshta jo. Sepse ai është Ansi Agolli, por për zëvendëskapitenin. Panuçi tha se shiritin do ta mbajë ai që ka më shumë ndeshje me fanellën kuqezi.

Mirëpo, në ndeshjen e dytë të tijën si trajner duket se gjërat nuk funksionuan siç duhet, të paktën në këtë aspekt. Në pjesën e dytë, kur Ansi Agolli u largua i dëmtuar nga fusha e lojës, ia dorëzoi shiritin e kapitenit mbrojtësit Mërgim Mavraj. Mirëpo, sipas rregullit që tha trajneri në konferencë, shiritin duhet ta mbante Andi Lila.

ÇFARË NUK SHKON

Ndoshta Ansi Agolli nuk e dinte rregullin e ri që ka vendosur trajneri Panuçi dhe ka vazhduar traditën sipas De Biazit, apo ndoshta vetë tekniku theu një rregull që e vendosi pak ditë më parë. Nuk është e kuptueshme, por kapiteni Agolli flet në lidhje me këtë temë për “Panorama Sport”.

I pyetur nëse është e përcaktuar që shiriti duhet të kalojë në dorën e Mavrajt apo ai e zgjedh në momentin e largimit, Agolli sqaron: Është një gjë e përcaktuar shumë kohë më përpara, kështu që… Ndoshta dikush duhet ta kishte lajmëruar edhe Kristian Panuçin, që është përcaktuar më përpara se Mërgim Mavraj është zëvendëskapiteni i Kombëtares shqiptare.

Nga i dërguari ynë në Maqedoni, GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"