Shifra e majme, Xherdan Shaqiri lojtari më i paguar në MLS. Ja sa fiton futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 22:27

Shifra e majme, Xherdan Shaqiri lojtari më i paguar në MLS. Ja sa fiton futbollisti shqiptar

Federata amerikane e futbollit ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në MLS. Listën e lojtarëve më të paguar e kryeson Xherdan Shaqiri, pasi paguhet 8.15 milionë dollarë. 

SHAQ

Me vetëm një gol në MLS gjatë gjithë sezonit pas 18 në sezonin e tij debutues, ai nuk ka dhënë kontribut të mjaftueshëm për Çikagon Fire duke pasur parasysh se ai është lojtari më i paguar në ligë. 

Ekipi i Shaqirit është në vendin e 13-të dhe sapo shkarkoi trajnerin Ezra Hendrickson.  Shaqiri  do i duhet një performancë dinjitoze për të justifikuar pagat e tij. 

Ndërkohë Lorenco Insinje është i dyti në listë me 7.5 milionë dollarë, i ndjekur nga Javier ‘Çiçarito’ Hernandez (7.4 milionë), Federico Bernardeski i(6.3 milionë dollarë), etj. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"