Sherri prej koronavirusit, reagon Boldor i Partizanit: Boll shkruajtët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 17:39

Sherri prej koronavirusit, reagon Boldor i Partizanit: Boll shkruajtët…

Mbrojtësi i Partizanit, Dejan Boldor ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instastory” në lidhje lajmin që bërë bujë së fundmi në mediat, për përplasjen e tij me shokët e skuadrës, për shkak të transmetimit të Koronavirusit.

pjimage (1)

Rumuni ka mohuar lajmin që ndodhet në spital pas sherrit, duke e cilësuar si lajm të rremë. Ai sqaron se është mirë në shtëpinë e tij dhe i ka marrë të gjitha masat kundër COVID.

“Boll shkruajtët lajme të rreme. Jam mirë, jam në shtëpi. I kam marrë të gjitha masat kundër COVID-19”, shkruan mbrojtësi i Partizanit.

Boldor status

Kujtojmë që fillimisht, Boldor ka pasur një debat në telefon me Çinarin për shkak se shkodrani ka rezultuar pozitiv dhe i është përveshur rumunit në telefon duke e akuzuar për pakujdesi. Mbrojtësi rumun ka mohuar që të ketë bërë veprime me qëllim, por më pas debati ka degjeneruar në të shara.

Çinari dhe dy lojtarë të tjerë janë nisur drejt shtëpisë së Boldorit dhe pas një debati verbal ka pasur edhe përplasje fizike. Kjo ka alarmuar së tepërmi motrën e Boldorit që ka filluar të bërtasë me të madhe!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"