Sherr e fjalë të rënda ndaj gjyqtarit, Keidi Bare rrezikon shumë në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 23:28

Sherr e fjalë të rënda ndaj gjyqtarit, Keidi Bare rrezikon shumë në Spanjë

Keidi Bare, u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në sfidën që Atletiko Madrid B, luajti përballë Deportivo La Korunja B. Arbitri e nxorri me të kuq brenda 15 minujtave lojë, por akoma më e rëndë është ajo që ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë.

keidi baree

Mesfushori, që iu besua edhe një fanellë e Kombëtares A nga Panuçi në sfidën miqësore ndaj Norvegjisë, ka reguar shumë rëndë ndaj arbitrit të takimit. Në realacionin e arbitrit pas ndeshjes, kryesori ka shënuar se shqiptari i ëështë drejtuar me fjalët: “Shko q*u”, kur ka parë kartonin e kuq. Akoma më të rënda, kanë qenë fjalët drejt arbitrit kryesor, në dhomat e zhveshjeve, pas përfundimit të pjesës së parë. “Je budalla. Bir k*rve. Shko q*u!”, shënohet t’i ketë arbitrit, Keidi Bare, në relacionin e ndeshjes.

Siç raportojnë nga Spanja, një sjellje e tij pritet t’i kushtojë shtrenjtë Keidit, që mund të marrë një pezullim deri në 12-javor.

keidi bare relacioni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"