Shënoi ndaj Kosovës, mbrojtësi Tafa pa frena: Të ndalim… Anglinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 12:35

Shënoi ndaj Kosovës, mbrojtësi Tafa pa frena: Të ndalim… Anglinë

Mbrojtësi Shaqir Tafa që shënoi golin e parë në mbrëmjen e djeshme për kuqezinjtë, duke i ndihmuar të merrnin fitoren e parë në këto eliminatore, u shpreh në përfundim të ndeshjes për “Panorama Sport” shumë i lumtur, me golin që ia dedikon familjes së tij.

Tafa Shaqir

“Normalisht ndihem shumë mirë pas shënimit të golit, por më shumë për fitoren që morëm. Ishte një fitore shumë e bukur para publikut në Elbasan, gjithçka shkoi mirë dhe shpresojmë që të shkojë më mirë edhe në vazhdim. Ndjesia? Kur shënon një gol, është gjë e bukur. Sot (dje) ishte Kosova dhe shpresojmë që të jetë Anglia muajin tjetër.

Shaqir Tafa

Dedikim? Po, ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar afër, për shoqen time dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur këto kohë që kam qenë larg shtëpisë”, u shpreh mbrojtësi i Shpresave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"