Shënoi gol i dëmtuar, Gjoni: Jam i lumtur, ia dedikoj familjes dhe presidentit Laska

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 14:58

Shënoi gol i dëmtuar, Gjoni: Jam i lumtur, ia dedikoj familjes dhe presidentit Laska

Shtatlarti i mbrojtjes laçiane, Eglantin Gjoni, spikati në ndeshjen e djeshme, jo thjesht për veprimet mbrojtëse, por edhe për mënyrën se si rrezikoi portën kundërshtare nga goditjet e shpeshta me kokë. Për katër minuta ai luajti i dëmtuar, teksa ishte i gjakosur. Gjithsesi, 25-vjeçari arriti të shënonte një gol shumë të rëndësishëm për kurbinasit duke u dhënë një pikë në transfertë.

Laci

“Përballë Luftëtarit vinim me moral të lartë pas fitores së arritur ndaj Partizanit. Mbetemi të kënaqur me pikën e marrë këtu në Gjirokastër. Personalisht jam i lumtur që arrita të shënoj, edhe pse isha i dëmtuar në fundin e lojës. Goli im është dedikim për familjen, që më ka qëndruar gjithmonë pranë, si dhe për presidentin Laska.

Shpresoj dhe besoj se do të shënoj të tjerë gola në vazhdimësi, edhe pse detyra ime është të mbrohem mirë duke ndalur kundërshtarin”, ka thënë mbrojtësi i Laçit për “Panorama Sport”. Bashkë me Qaqin në qendër, Gjoni formon një dyshe me një shtatlartësi për t’u admiruar në skuadrën kurbinase. Prej tre sezonesh ai është një titullar i padiskutueshëm te bardhezinjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"