Shënoi dhe u ndëshkua me karton të kuq, Elvi Berisha: Ju tregoj çfarë i thashë shokëve të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 18:40

Shënoi dhe u ndëshkua me karton të kuq, Elvi Berisha: Ju tregoj çfarë i thashë shokëve të skuadrës

Elvi Berisha ishte protagonist i një episodi të veçantë, ndaj Teutës, teksa pas shënimit të golit hoqi fanellën për të festuar, por u ndëshkua me kartonin e kuq, pasi e kishte një të verdhë më parë. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Berisha tha se i vjen keq që nuk do të luajë në finale, por shprehet i bindur se skuadra do ia dali.

bandicam 2021-04-14 18-37-13-732

“Festa e golit? Nuk e mendova që e kisha një karton të verdhë. Ishte diçka e momentit. Stafi dhe shokët e skuadrës më mbështetën dhe jam i lumtur për kualifikimin në finale. Jam i mërzitur që nuk do luaj në finale, por çunat do japin maksimumin dhe do e fitojmë Kupën.

Unë edhe pas pjesës së parë i thashë çunave se unë e bëra detyrën time, tani ishte radha e tyre. Skënderbeu është një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për mua, por për të gjithë lojtarët.”, tha Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"