Shenja pozitive në testin e parë, Elbasani fiton në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2019 | 15:34

Shenja pozitive në testin e parë, Elbasani fiton në miqësore

Elbasani i nis mbarë përgatitoret e këtij sezoni, teksa në ndeshjen e parë miqësore ka arritur edhe fitoren e parë. Verdheblutë kanë mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e të rinjve të klubit në një ndeshje që i shërbeu teknikut Shkëlqim Lleshanaku për të parë më konkretisht gjendjen e lojtarëve, si edhe të atyre që janë afruar për provë. Në pjesën e parë Elbasani fitonte 2-0 me gola të Ballës dhe Xhakerit, ndërsa të rinjtë ngushtuan shifrat në të dytën me anë të Bakallit.

Elbasani

NDESHJA – Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta për të dyja ekipet, me lojtarët që u munduan më shumë të qarkullojnë topin midis tyre, pa ndërmarrë inkursione të rrezikshme në portat respektive. Me kalimin e minutave u dhanë “shkëndijat” e para, me të besuarit e trajnerit Lleshanaku që ia dolën të gjenin golin në minutën e 19-të, me anë të Ballës. Një kundërsulm i shpejtë me Sadikun, i cili pasoi për Ballën dhe ky i fundit, i vetëm me portierin, nuk gaboi.

ELBASANIO

Edhe të rinjtë bënë përpjekjet e tyre për të barazuar shifrat, por pas një këndoreje në të 28-ën, Xhakeri kërceu më lart se të gjithë dhe e çoi sferën në rrjetë. Në pjesën e dytë trajnerët bënë shumë zëvendësime, duke provuar lojtarët që kanë në dispozicion dhe duke mos menduar shumë për rezultatin. Ata që do të shënonin në fraksionin e dytë do të ishin të rinjtë, me Bakallin që realizon në minutën e 69-të. Ndeshja ishte interesante, edhe pse ritmi ra disi në krahasim me pjesën e parë. U mbyll gjithçka 2-1 për ekipin e parë, që e filloi mbarë, por ka ende shumë punë përpara për të pretenduar të jetë konkurrues.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"