Shehi përpara Tiranës: Është si provim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 19:55

Shehi përpara Tiranës: Është si provim

Trajneri i Skënderbeut ka komentuar takimin e ditës së nesërme ndaj Tiranës në orën 18:45. Shehi ka folur për “RTSH” dhe ka vlerësuar ekipin e tij.

shehi

“Realisht jam shumë i kënaqur, pasi shoh grindë dhe dëshirë te skuadra. Njerëzit punëtorë dhe pa llafe më pëlqejnë. Ndeshjes me Tiranën do t’i thosha provim, pasi futbolli të teston çdo javë. Ne vijmë pas një ndeshje të mirë. Detyra që na mbetet është të jemi me këmbë në tokë dhe mos t ulim ritmin e shpirtin e garës. Për sa i përket objektivave po iu them se jemi pjesë e një klubi që ka bërë histori duke marrë 11 trofe në 8 vite, kështu që objektivat janë të qarta, do ta luajmë çdo ndeshje me dëshirë.” u shpreh Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"